Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.
Paraprakisht thuhet se të shtënat me armë kanë qenë në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me të cilin lëvizte dhe i plagosuri.
Deri më tani nuk ka detaje në lidhje me identitetin e personit që ka mbetur i plagosur, dhe as për autorët e kësaj ngjarje kriminale.
Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur pika kontrolli në rrugën e lumit të Vlorës, nga ku dhe dyshohet se janë larguar autorët.





