7 mars 2015 – Sot mësuesit shqiptarë në mbarë vendin festojnë ditën e tyre, festën e 7 Marsit.

Me këtë rast, edhe kryeministri i vendit i ka uruar të gjithë mësuesit nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ku ka publikuar një foto duke bërë me dorë, një shenjë kjo e re e liderit të Qeverisë Shqiptare. Ashtu si kryeministri, dorën e kanë ngritur lart edhe mësuesit në këtë foto.

“Gëzuar ditën e tyre të shënuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.