7 mars 2015 – Gjykata e Udines nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar dënoi anëtarët e bandës së ashtuquajtur të “briës në derë”.  Banda e hajdutëve në periudhën 7-10 tetor 2014 kishte vjedhur një dyzinë banesash e ambientesh biznesi në zonën e Venetos. Gjykatësi dënoi me 2 vjet burg e 2 000 euro gjobë tre anëtarët e bandës. Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar ky dënim u shndërrua në dënimin administrative:dëbim nga Italia për një periudhë prej 10 vjetësh. Të dënuarit janë:

Lavdosh Hoxha, 34 vjeç

Andon Manuka, 38 vjeç

Guri Koltraka, 33 vjeç.

Për anëtarin e katërt të bandës Adrian Gega, 28 vjeç gjykata nuk pranoi procedurën e gjykimit të shkurtuar. Ai do t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor sipas procedurës së zakonshme.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/