06 Mars 2015 – Karabinierët e Venafros, një qytezë në Rajonin e Molises, në kuadrin e operacionit “Last Dose” neutralizuan një bandë shpërndarësish droge.

Karabinierët pas 20 000 bisedash të përgjuara, pas 1 500 orëve filmimesh me kamerë të fshehtë kryen arrestimin e 6 anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, që merej me shpërndarjen e drogës në zonë. Banda merrej me shpërndarjen e hashashit, heroinës dhe kokainës.

Ajo përbëhej nga 5 arrixhinj italianë dhe një shqiptar, që ishte kapoja i bandës. Shqiptari ishte Ergys Brunga nga Kacinari i Mirditës, i moshës 26 vjecare me disa precedentë penalë.

Gj.Th Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"