6 Mars 2015 – Në rajonin Saruhanllë të qytetit Manisa në Turqi 2 persona të cilëve iu konfiskua banknota prej 1 milion dollarëshe nga një kontroll i ushtruar nga xhandarmëria, pas marrjes së deklaratave u lanë të lirë.

Personat me inicialet E.K dhe F.G të cilët u ndaluan ditën e mbrëmshme pas dyshimeve për Kontrabandë me monedha të huaj, falsifikim dhe mashtrim, pas proceduarave të xhandarmërisë dosja ndaj tyre iu referua prokurorisë.

Ndërsa bankënota 1 milion dollarëshe e certifikuar e cila shtypet në një numër të caktuar në Shtetet e Bashkuara dhe që përdoret krahas koleksionistëve edhe në transfertat bankare u konfiskua nga prokuroria e Saruhanllë. Gjithashtu mësohet se bankënota 1 milionë dollarëshe do ti dorëzohet bankës qendrore, raporton AA,

Komanda e Xhandarmërisë së këtij rajoni në kuadër të një informacioni ndaloi një makinë në afërsi të urës Kumçaj dhe e cila ishte në drejtim të Golmarmara, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj E.K (35) dhe F.G (28) u gjend një bankënotë e certifikuar me vlerë 1 milion dollarë.

Bankënota e certifikuar 1 milion dollarëshe, e u konfiskua dhe e cila është në një numër të kufizuar u shtyp në SHBA në vitin 1988. Bankënotat 1 milionë dollarëshe janë prodhuar si një simbol suksesit komercial dhe "I ëndrrës amerikane" nga Unioni i Milionerëve Ndërkombëtare. Bankënota e parë një milion dollarëshe në SHBA u prodhua në 1988 nga Kompania Amerikane e Kartëmonedhave e cila prodhon bankënota për shumë shtete.

/Telegrafi/