DURRËS, 6 mars 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të enjten, më 5 mars 2015, komisariati i Krujës ka ndërmarrë aksionin për sekuestrimin e lojërave të fatit dhe kontrollin fizik të ushtrimit të paligjshëm të makinerive. Janë sekuestruar 27 makineri elektronike pa leje. Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 4 shtetasve, pronarë të subjekteve: F. Ç., 47 vjeç, banues Nikël Krujë; L. K., 32 vjeç, banues në Fushë-Krujë Fshat; Sh. D.,40 vjeç, banues në Fushë-Krujë; H. M. 25 vjeç, banues në Arameras Krujë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/