6 mars 2015 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret, i cili zvogëlon pagën e tij si edhe atë të zyrtarëve të tjerë të lartë, me 10 për qind.
“Pagat e presidentit Putin, kryeministrit Dmitry Medvedev, Prokurorit të Përgjithshëm Yury Chaika, dhe të kreut të Komitetit Hetues, Aleksandr Bastrykin, do të shkurtohen me 10 për qind nga 1 marsi deri më 31 dhjetor.
Zvogëlimi i pagës do të aplikohet nga 1 maji edhe për të punësuarit në administratën e Kremlinit dhe kabinetin e qeverisë”, ka njoftuar Kremlini.
Reduktimet vijnë në kohën kur Rusia po përballet me një krizë ekonomike, për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër saj.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





