6 mars 2015 – Halle Berry shprehet e zhgënjyer që është e vetmja aktore me ngjyrë që është vlerësuar me çmim “Oscar”. Deklaratën, 48 – vjeçarja e bëri për gazetën britanike "The Guardian", për të cilën tha se kinematografia ka shumë aktorë të talentuar me ngjyrë të cilët meritojnë të vlerësohen. “Jam e zhgënjyer, por edhe e kënaqur kur shoh kaq shumë njerëz me ngjyrë që bëjnë punë kaq të mirë. Pavarësisht se cilësia dhe vlera e punës sonë nuk përcaktohet nga një çmim, do të dëshiroja të shihja më shumë aktorë me ngjyrë që të vlerëzohen për punën e tyre”, tha ndër të tjera aktorja Berry.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





