• Në Arabinë Saudite, sipas një zakoni kur një femër dhe një mashkull vendosin të martohen ata duhet të hedhin të gjitha rrobat e tyre të beqarisë dhe të blejnë rroba të reja.

3 shkurt 2015 –  Francë. Në Francë, çifti i ri ngre dolli me një gotë të gravuar, zakonisht me inicialet e familjes e cila quhet “Coupe de Marriage” ose në shqip “Kupa e Martesës”. Kjo kupë bartet me vite, nga gjenerata në gjeneratë dhe prandaj paraqet një relike me shumë vlerë për familjet franceze.

Kur jemi te francezët duhet të përmendim edhe kultin e së bardhës. Në dasmat e Francës gjithçka është e bardhë: veshja e nuses, lulet, dekoret, mbulesat e tavolinave. Një dasmë e mbuluar me bardhësi do të thotë lumturi dhe bekim.

Arabia Saudite. Në Arabinë Saudite, sipas një zakoni kur një femër dhe një mashkull vendosin të martohen ata duhet të hedhin të gjitha rrobat e tyre të beqarisë dhe të blejnë rroba të reja. Sipas tyre martesa paraqet një jetë të re në vete, një fillim të ri i cili duhet të nis edhe me një dukje krejt të re të çiftit. Tjetër karakteristikë interesante e vendeve arabe është edhe fakti që dasmat janë shumë të zhurmshme, ato bëhen në sy të botës dhe kështu të gjithë ftohen të jenë pjesë e gëzimit.

Brazili. Brazilianët janë shumë besëtytë. Si rrjedhojë e besëtytnisë së tyre të madhe, ata duke besuar se gjërat duhen paraqitur si e kundërta e asaj që duam të ndodhë, veturën e çiftit nuk e stolisnin me lule e zbukurime por, me letra tualeti, vezë të thyera, miell dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Ndërkaq, pas veturës lidhnin penj të gjatë me shumë kanoçe që të bëjnë zhurmë të tmerrshme.

Italia. Në Itali sikurse edhe në vende të tjera të krishtera, nusja arrin e fundit në kishë derisa dhëndëri e pret në altar. Për italianët, vonesa e nuses varësisht nga numri i minutave merrte kuptime të ndryshme. Meqë për të bërë një dasmë duhen para dhe bëhen shumë shpenzime, italianët nuk kanë qëndruar duarkryq, por kanë menduar për një zgjidhje. Kështu sipas një zakoni, tipik për Italinë Jugore, nusja, diku nga fundi i ceremonisë merrte kravatën e dhëndrit dhe e copëtonte në shumë pjesë. Më pa,s këto copëza të kravatës bliheshin simbolikisht nga mysafirët, të cilët merrnin një copë kravate dhe linin një zarf më para në vend të dhuratës për dasmë.