Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk pendohet për luftën që nisi kundër Iranit, duke shtuar se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

Në një intervistë për Fox News, ai tha se do ta kishte sulmuar Iranin pavarësisht ndikimit në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA.

“Nuk besoj te fjala ‘keqardhje’. Gjithmonë mund ta vësh pak veten në pikëpyetje”, tha presidenti amerikan, kur u pyet nëse i vjen keq për luftën në Iran për shkak të ndikimit që mund të ketë në zgjedhje.

“Nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do të bëja pikërisht siç bëra”, shtoi ai.

Trump hodhi poshtë se disa nga mbështetësit e tij ishin të mërzitur për luftën.

“Nuk mendoj se janë të demoralizuar. Mendoj se janë shumë krenarë për faktin që unë nuk po e lejoj Iranin të ketë një armë bërthamore”, tha Trump.