3 shkurt 2015 – Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama me anë të një fotografie të postuar në rrjetin e saj social Facebook.
Në këtë foto paraqitet kryeministri Rama, teksa është duke drekuar në një restorant peshku në qytetin e Vlorës. Ndërsa, Topalli e ka shoqëruar foton me komentin e saj, ku shkruan se njerëzit po mbyten, ndërsa Kryeministri ha peshk.
"Vlorë! Njerëzit po mbyten, ky ha peshk! Në krye të detyrës dmth!", ka shkruar Topalli në Fb.





