DURRËS, 2 shkurt 2015 –  Prokuroria e Katanias firmosi 16 urdhër-arresti për kamorristët e Klanit Santapaola-Ercolano. U bë e mundur arrestimi i 11 prej tyre, ndërsa 5 u shpallën në kërkim. Ky klan i Kamorrës, veprimtarinë e vet e zhvillonte jashtë territorit të Napolit. Klani kishte krijuar një linjë trafiku të sasive të mëdha të kanabisit në aksin Durrës-Katania (Sicili).

Tri grupe të mafies siciliane (Cosa Nostra e Katanias, familja mafioze Nizza di Librino) me ndërmjetësinë e kamorristëve furnizoheshin me sasi të mëdha kanavisi nga një bandë e strukturuar kriminale me qendër në periferi të Durrësit.

Në mars dhe në prill të vitit 2014, një bashkëpunim i policisë italiane me Rojen e Financës të stacionuar në Shqipëri dhe repartin e helikopterëve në Taranto mundësoi kapjen e dy peshkarexhave italiane nisur nga zona e Durrësit me 3 ton kanabis. Vlera e kanabisit të kapur me çmim pakice shkonte në 16 milion euro. Gjithsesi, kjo organizatë kriminale kishte arritur të dërgonte nga Shqipëria në Sicili mbi 4 ton kanabis.

Sipas mediave italiane në burgjet shqiptare ndodhet një person, i cili mbante kontaktet midis kamorristëve dhe organizatës së strukturuar kriminale me qendër në periferi të Durrësit.

Kur italianët kapën dy peshkarexhat me 3 ton kanabis, ish ministri i brendshëm shqiptar Flamur (Feim) Noka akuzoi policinë shqiptare si të përfshirë në këtë megatrafik.

/gj.th. agjencia  e lajmeve "Dyrrah"/