Nga Bardhyl Matraxhiu

 2 shkurt 2015 –  Përveç breshërive të breshërit te stresojnë dhe breshëritë e lajmeve stresante. Mirë përmbytjet dhe vërshimet Vjoses, bllokimi I rrugëve nga shembjet e dherave po INUK pse ngul këmbë që do të zbatojë nesër në këtë tmerr shembjen e 136 shtëpivë për një shetitore plazhi. I kemi lajmëruar thonë, por cili shtet do tua shembte shtëpitë për pa u dhënë paratë të blejnë tjetër dhe pa u sistemuar të gjithë në shtëpitë e reja? Ç’ ngugtje ka afati i një shëtitorje turistike, sikur të ishte ndonjë bazë rraketash.

Edhe sikur Timur Lengu a Hitleri a ndonjë tjetër tiran barbar të donte të shetiste në bregdetin e Vlorës dhe do të priste dhe nuk besoj ti nxirrte familjet në këtë kijamet për një lungomare, kur po kërkohet evakuimi i zonave të tëra.

Ndërkaq vazhdojnë breshëritë e lajmeve mbi policët që pushohen e arrestohen se u paska ikur nga duart, një reper me emrin Stresi. Ky paska bërë krime të rrezikshme dhe nuk pret puna ta kapin përsëri, paska ngarë pa patentë dhe i dehur makinën. Ndërkaq, para disa kohësh një i dënuar për vrasje, teksa transportohej në burgun e Fushë-Krujës zbriti qetë-qetë nga furgoni i policisë dhe kërceu në një taksi, edhe sot nuk dihet se çfarë u bë me të dhe më policët shoqërues.

Vrasësit e Santos ndiqnin të qetë viktimën e tyre me një motorr pa targa dhe asnjë nuk i ndaloi t'u kërkonte dokumentat dhe patentën. Në sy të policit bënë vrasjen dhe ikën të qetë pa dëgjuar asnjë ndal a sirenë policie. Sa policë u pushuan e u arrestuan? Përse gjithë kjo zhurmë Stresante për STRESIN..