DURRËS, 2 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të dielën, më 1 shkurt 2015, rreth orës 1.30 pas mesnate, në fshatin Pjez në komunën e Xhafzotajt, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të 20-vjeçarit N. D., banues në Xhafzotaj.
Flakët kanë djegur 6 lopë, 4 viça,1 dhi, rreth 100 pula, një motoçikletë dhe bazën ushqimore të bagëtisë, bashkë me orenditë që ndodheshin në mjediset brenda kësaj stalle.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se shkaku i zjarrit është një shkëndije elektrike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





