2 shkurt 2015 – Amaris, vajza 3-vjeçare e moderatores së njohur, Sonila Meço, i ka shfaqur shumë herët tiparet e ngjashme të prindërve të saj, më së shumti të të atit (ky është konkluzioni i mami Sonilës). Megjithatë vogëlushja, duket se e ka ndier paksa “xhelozinë” e së ëmës për ngjashmërinë që ajo ka me të atin, ndaj ka filluar edhe truket e para të “kthimit”, duke e nisur me modelin e flokëve dhe balluket, të cilat mami Sonilën e kanë identifikuar gjithmonë. Këtë ka thënë së fundi moderatorja e Agon Channel, teksa ka postuar një foto të së bijës në profilin e saj në Instagram:
“Të paktën modelin e flokëve ia kopjon mamit, se për të tjerat nuk mund t’i linte asgjë mangët babit”,- ka shkruar Sonila në krah të fotos.





