2 shkurt 2015 – Kosova pritet të luajë ndeshjet të tjera miqësore ndërkombëtare në futboll. Federata e Futbollit të Kosovës po punon në axhendën e këtij viti dhe një nga ato ndeshjet ndoshta më të pritura do të jetë me Shqipërinë.
Sipas “reporteri.net”, bëjnë me dije se FFK ka rënë dakord me Federatën Shqiptare të Futbollit për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë. E ajo, sipas burimeve, ka gjasa të zhvillohet në muajin qershor, kur edhe koha do të jetë më e mirë.
Sa i përket asaj, se ku do të zhvillohet ende nuk ka përcaktim final. Kosova ka zhvilluar deri tani ndeshje me Haitin, Turqinë, Senegalin dhe Omanin. Ka dy humbje, një fitore dhe një barazim. Ndeshja me Shqipërinë do të ishte një spektakël i madh dhe me shumë debat, pasi një pjesë e madhe e kosovarëve bën më shumë tifo për Shqipërinë se sa për Kosovën.





