2 shkurt 2015-  Në një kampionat të luftuar, ku beteja per titullin zhvillohet ne nje korsi katershe ku parakalimet jane te perjavshme, merr gjithnjë e më tepër peshë roli i një bomberi. 2015 konfirmon trendin pozitiv të skuadrave që e kanë në gjirin e tyre, ndërsa të tjerët duhet të gjejnë zgjidhjet alternative për të mos ulur ritmin. Nuk është thjesht rastësi që Kukësi kryesues mund të krenohet me kryegolashënuesin e kampionatit. Pero Pejic me 14 finalizime është sërish favorit për Këpucën e Artë dhe edhe pse shpesh herë ka shënuar kur ndeshjet e kanë marrë drejtimkin golat e tij kanë jë kontribut të padiskutueshëm në ecurinë e skuadrës verilindore. Te Tirana ky fillim viti është i Selemani Ndikumanës. Me 3 golat e tij, sulmuesi nga Burundi i ka dhënë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit Tiranës  që është ngjitur në vendin e dytë vetëm një ndeshje larg kreut.

Në kampin bardheblu Ndikumana ndan të njëjtën kuotë golash me Elis Bakajn me nga 8 finalizime sezonale në kampionat, dhe gjetja e vazhdimësisë pas një pjese të sezonit me shumë oshilacione përbën armën më shumë të Maganit në luftën për titullin. Diskutimi ndryshon disi për Partizanin, ku pika e fortë është mbrojtja dhe nuk ka një gjahtar goli të profilizuar që ka bërë diferencën në ndeshjet e fundit. racic është ndalur në kuotën e 5 finalizimeve një më shumë se Mazrekaj dhe tek të kuqtë ku gjeografia e golit është më e shpërndarë në gjithë skuadtrën finalizimet jo rrallë herë janë kthyer në një problem për zgjidhjen e ndeshjeve.. Një goditje të fortë ka marrë në frontin e bomberave Skënderbeu.

Pas largimit të Pejic verën e kaluar skuadra korcare vuajti në fillimin e sezonit për të gjetur Olayinkën më në formë , dhe tashmë që nigeriani kishte gjetur marrëdhënien e duhur me rrjetën, Josa privohet nga sulmuesi i tij i parë nga vendimi i Apelit. Diego Martins ashtu dhe përforcimi i fundit mbeten ende një bast për tu fituar, me Josën që  I duhet të gjejë një zgjidhje për të mos u përsëritur një ngërç si ai i fillimit të sezonit. Tashmë kampionati ka hyrë në pjesën e tij më të nxehtë dhe pesha e një bomberi rëndon gjithnjë e më tepër në luftën për titullin.