2 shkurt 2015 –  Nokia 8210">8210 është konsideruar si telefoni më i kërkuar nga shpërndarësit e drogës. Ky model telefoni dhe modelet e tjerë të mëparshëm nuk kishin as Bluetooth, as WiFi dhe as GPS, kjo ishte dhe fakti se pse ato ishin të kërkuar nga trafikantët. Duke qenë se këto veçori nuk janë të përfshira në këto modele telefonash është dhe arsyeja që pengon policët të realizojnë gjurmimin e përdoruesit të këtij telefoni.

 “Çdo shpërndarës droge që unë njoh përdor telefona të vjetër, dhe Nokia 8210">8210 është një prej tyre që të gjithë e duan, sepse është i vogël dhe bateria zgjat shumë,”- u shpreh një shpërndarës droge, i njohur me nofkën K2, gjatë një interviste të dhënë për uebsajtin Vice.

Lidhja e tij me infra dhe bateria që zgjat për shumë orë janë disa nga arsyet se përse telefoni është kaq popullor, pasi ai lejon shpërndarësit e drogës që të administrojnë biznesin e tyre gjatë gjithë ditës pa u shqetësuar se mos fiket.