DURRËS, 2 shkurt 2015 –  Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore njofton se më 2 dhe 3 shkurt 2015 do tё vijojnë reshjet në formën e dëborës në zonat malore. Reshjet e shiut do tё jenё mё tё pakta sesa më 1 shkurt 2015. Qarku Shkodёr: deri 20 mm / 24 orё. Qarku Lezhё: deri 20 mm / 24 orё. Qarqet Vlorё e Gjirokastёr: deri 30 mm / 24 orё.

Situata nga rreziku i pёrmbytjeve

Pritet rënie e niveleve në basenet Vjosё dhe Seman, duke filluar nga pasditja e 2 shkurtit 2015. Nivelet do tё vazhdojnё tё jenё kritike në 2-3 ditёt e ardhshme, por brenda shtratit natyror. Basenet e tjera pritet tё kenё kuota tё larta, por jo dalje nga shtrati. Pritet rrezik i lartё nga rrёshqitjet e tokёs nё zonat kodrinore dhe malore.

Dёbora

Nё hartё janё paraqitur rrethet, qё pritet tё preken nga dёbora e re, dhe sasia totale (deri mё 3 shkurt 2015 nё mesnatё).

Nё veri tё vendit, duke filluar nga 200 m mbi nivelin e detit, por nё disa pjesё edhe mё poshtё se ky nivel (Bajram Curri rreth 10 cm, Kukёs 5 cm, Peshkopi 10 cm, Bulqizё 10 cm). Nё juglindje tё vendit priten reshje dёbore nё lartёsitё mbi 500 m mbi nivelin e detit (Pogradeci rreth 2 cm, Korça 5 cm, Erseka 10 cm).

Mbi parashikimin e motit për datat 2-8 shkurt 2015 në Shqipëri kliko në linkun: http://www.geo.edu.al/skedaret/1422870454-BM-7dite-2015.02.02.pdf. 

Mbi parashikimin e motit në Durrës për 3 ditë dhe 7 ditë shih tabelat poshtë, me burim: http://www.motishqiptar.com/Durr%C3%ABs  

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/