• Pavarësisht se ka një famë botërore dhe admirohet në të gjithë botën, edhe Kim Kardashian i ndodh që të kërkojë një autograf dhe një fotografi kujtim me dikë.

2 shkurt 2015 –  Zonja West ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet së bashku me një person që e vlerëson shumë, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar edhe një dedikim të veçantë për Kim dhe familjen e saj,

“Për Kanye dhe Kim, faleminderit për mbështetjen dhe shumë urime për vajzën tuaj”.

Pavarësisht se fotografia është publikuar vetëm pak ditë më parë, duket se ajo është realizuar në vjeshtë ose më saktësisht në tetor, kur familja West mori pjesë në një event në rezidencën presidenciale në Washington'