DURRËS, 1 shkurt 2015 – Të ardhurat tatimore në total për vitin 2014 janë realizuar në vlerë 17 559 565 000 lekë (127 milionë euro). Krahasuar me vitin 2013, realizimi është në masën 125 për qind. Xhiroja e deklaruar e vitit 2014 krahasuar me vitin 2013 ka një rritje prej 13 për qind (shih grafikun). Rritje e prodhimit bruto në qarkun e Durrësit duhet të jetë mjaft më e madhe se ajo mesatare e vendit, thotë Prefekti i Qarkut Rolant Xhelilaj.
Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 2 099 subjekte të reja në degë të ndryshme të ekonomisë. Gjatë vitit 2014 numri i të punësuarve krahasuar me vitin 2013 u rrit me 13 për qind. Gjatë periudhës së sezonit turistik të vitit 2014, në krahasim me vitin 2013, të ardhurat tatimore u rritën me 38 për qind; numri i të punësuarve u rrit me 13 për qind. Në 592 hotele dhe bar restorantet kryesore, për të cilat u bënë krahasimet me vitin 2013, rezultoi se gjatë vitit 2014 është pati një rritje të xhiros në masën 19 për qind, rritje e të ardhurave nga TVSH-ja në masën 36 për qind, e të ardhurave nga sigurimet në masën 18 për qind; e numrit të të punësuarve në masën 18 për qind.
/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





