DURRËS, 31 janar 2015 –  Aksident me “Bajkal”, por shpëton, ndërkohë akti i dëshpëruar duke pirë bar miu çon në atë botë një grua nga Fllaka. 

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se më 28 janar 2015, rreth orës 21.00, në banesën e tij në lagjen nr. 13 (Plazh) u plagos vetë pa dashje, me armë gjahu teke ruse “Bajkal”, Irfan Kapllani, 68 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, të nesërmen, po në spitalin rajonal të Durrësit, megjithëse iu dha ndihma mjekësore, nuk ka mundur të shpëtojë 34-vjeçarja L. K. nga fshati Fllakë i komunës së Katundit të Ri. Blutë thanë se të enjten, më 29 janar 2015, ora 15.00, është gjetur në banesë, pasi kishte pirë pesticidin “fostoksinë” (fosfid alumini / bar miu). Po hetohet për shkaqet që e çuan të ndjerën në aktin tragjik të dëshpëruar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/