27 janar 2015  –   Karabinierët e qytetit të Astit arrestuan të hënën, më 26 janar 2014 Erald Memushin, 19 vjeç emigrant me dokumente të rregullta në Itali.

Eraldi, ndonëse shumë i ri, ia kishte hyrë rrugës së krimit. Ai u arrestua me një veturë të vjedhur po në qytetin e Astit më 22 janar. Eraldi u përpoq t’i shpëtonte arrestimit duke goditur me shkelma dhe grushta karabinierët.

Në makinë, karabinierët gjetën leva, kaçavida, darë e vegla të tjera, që përdoren për të vjedhur. Tashmë, Eraldi akuzohet për vjedhje, gpditje të personit zyrtar për shkak të detyrës dhe për mbajtje veglash, që përdoren për vjedhje.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/