Tashmë është e kryer. Enis Çokaj do të jetë pjesë e Bochum në edicionin e ardhshëm, ndërsa kontrata e firmosur me klubin gjerman është 3-vjeçare. “Waz Redaktion” raporton se Çokaj ishte në stadium më 26 prill, ndërsa Bochum po luante në shtëpi.

Çokaj është po ashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, teksa këtë sezon po e mbyll në huazim te Levadiakos në Superligën greke. Kartonin e tij ndërkohë e zotëronte Panathinaikos.

Kujtojmë se për herë të parë si profesionit luajti me ekipin e Laçit. Bochum ndërkohë është i interesuar edhe për Faton Ademin. Ky i fundit luan në kategorinë e tretë të futbollit gjerman me Alemania Achen.