27 janar 2015 –  Karabinierët e Teramos në kuadrin e operacionit antikrim “Huatai” neutralizuan një bandë italo-shqiptare, që merrej me dorgë dhe grabitje me armë. Karabinierët arrestuan 13 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë. Katër të arrestuarit shqiptarë, ndonëse të lindur në Durrës, Shijak dhe Elbasan banonin me dokumente të rregullta në qyteza afër Teramos, si në Xhulianova (Giulianova), në Alba Adritica, Tortoreto etj.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Igli Hyskaj – 36 vjeç

Daniel Spahiu – 30 vjeç

Olti Demaj –  33 vjeç

 Erion Shima –  35 vjeç

Karabinerët,  në kuadër të këtij operacioni sekuestruan 30 kilogramë drogë (hashish dhe kokainë). U bë e mundur edhe parandalimi i grabitjes me armë të një argjendarie, po në Provincën e Teramos.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/