27 janar 2015 –  Në 13 maj 2014 karabinierët, pasi u përleshën me 27 vjecarin Alban Vokën, arritën ta arrestojnë në Parma. Ata i sekuestruan Albanit 4 kg e 182 gramë heroinë.

U sekuestruan gjithashtu disa celularë, 10 skeda TIM si edhe 970 euro. Për të arritur këtë sukses, karabinierët paguan një çmim të lartë. Njëri prej tyre në përleshje e sipër theu një gisht, ndërsa tjetri ndrydhi dorën.

Albani ka precedentë penalë për grabitje me armë, si rasti i argjendarisë në Montelupo që e grabiti në bashkëpunim me italianët, Valentina Lo Manto dhe Francesco Liuzza.

Sot (e martë 27 janar 2014), Albani u dënua me 42 muaj burg nga Gjykata e Parmës, pasi avokati i tij arriti të sigurojë gjykimin e shkurtuar.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/