• Policia gjen të braktisur në ish-Kënetë një “Benz” tjetër të “xhapur”
DURRËS, 27 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 26 janar 2015, ora 17.00 u arrestua në flagrancë Elvis Shkurti, 31 vjeç, banues në Durrës. Organet e rendit thonë se rreth orës 14.00 në lagjen nr. 16/1, ka vjedhur dy pasqyrat e një “Benz”-i me targa AA073FO në pronësi të 39-vjeçarit D. B, banues në Durrës.
Të martën, më 27 janar 2015, rreth orës 3.16 të pas mesit të natës, në sallën operative denoncuar I. B., banues në ish-Kënetë Durrës, se i kishin vjedhur “Benz”-in 200, me targë DR 6935 C, të parkuar para banesës. Menjëherë u morën të gjitha masat dhe kjo makinë u gjet e braktisur po në ish-Kënetë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





