-
Në shumë vende evropiane, sot shënohet Dita e Kujtesës, për të mos harruar shfarosjen naziste të gjashtë milion hebrenjve.
27 janar 2015 – Përkujtimi i kësaj date i referohet asaj çka ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E Dita e Kujtesës të shfarosjes së hebrenjve nga nazistët shënohet me emocion të posaçëm në Poloni, në territorin e së cilës ndodhej kampi i përqendrimit, ku zakonisht janë prezentë personalitete evropiane dhe të mbijetuar nga kampi i përqendrimit, veteranë të luftës dhe qytetarë.
Po kujtojmë se në vitin 2005, OKB e caktoi datën 27 Janar – datë e çlirimit të kampit të Aushvicit – si një Ditë Ndërkombëtare në kujtim të Shoahut, për t’i nderuar hebrenjtë dhe miliona të tjerë që u vranë nga nazistët gjatë luftës.
Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe femra. Kombet e Bashkuara kërkojnë nga vendet anëtare që të nderojnë viktimat e epokës naziste dhe të zhvillojnë programe arsimore që ndihmojnë në parandalimin e gjenocidit në të ardhmen.
Në qoftë njeri ky…Ju që jetoni të sigurtNë shtëpitë tuaja të vakëta,Ju, që kur ktheheni në shtëpi mbrëmjeveGjeni ushqim të ngrohtë e fytyra miqësore:Vëzhgoni në qoftë burrë kyQë punon në baltëQë nuk njeh prehjeQë lufton për një gjysm’ bukeQë vdes nga një po a një jo.Vëzhgoni në qoftë grua kjo,Pa flokë e pa emërPa fije force për të kujtuarTë zbrazur sytë e bosh prehriSi një bretkosë në dimër.Vritni mendjen se kjo është gjendja:Ju urdhëroj me këto fjalë.Gdhendini në zemrat tuajaTek rrini në shtëpi tek shkoni udhës,Tek shtriheni tek ngriheni;Përsërituani fëmijëve tuaj.O ju shkatërroftë shtëpia,Ju zëntë sëmundja,Bijtë tuaj mos ju pafshin me sy.Primo Levi



.jpg)


