26 janar 2015 – Të shtunën në darkë më 25 janar 2014, policia e qytezës Alba Adriatikas arrestoi Nesti Begajn 26 vjeç, lindur në Vokopolë të Bertit dhe banues në Durrës. Nesti nuk kishte precedentë penalë dhe ishte me dokumente të rregullta në Itali, me rezidencë në qytezën e Martinsikuros (Martinsicuro).
Ai ishte pronar i një firme të vogël ndërtimi. Pikërisht në lokalin që përdorej si depo e mjeteve të punës të firmës, policia në një vend të fhehtë zbuloi një kile kokainë të pastër. U sekuestru gjithashtu një pistoletë e markës Brauning kalibër 6,35 mm.
U kapën edhe 41 fishekë për pistoletë Brauning kalibër 6.35 mm, 29 fishekë për pistoletë Smith & Uesën (Smith&Wesson) kalibër 38 dhe 23 fishekë pistolete kalibër 9X21 mm. Pistoleta që dispononte Nestit ishte e vjedhur kohë më parë, në qytetin e Fanos.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





