- Financierët italianë dhe doganierët e Zyrës Doganore Roma 2 sekuestruan në Aeroportin e Fiumicinos, një sasi prej 150 000 prezervativësh “Made In China”, që i përkisnin një marke të njohur.
24 janar 2015 – Faktikisht pas testeve të kryera në laborator rezultoi, që marka ishte e falsifikuar nga “ustallarët” kinezë. Duke qenë prezervativë false, ato janë të dëmshmë për shëndetin, sepse nuk kryejnë funksionin për të cilin janë prodhuar dhe sepse kanë në përbërje të tyre lëndë të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.
Ambalazhi i këtyre prezervativëve ishte një imitim cilësor i origjinalit, gjë që shërben për të mashtruar blerësit naivë. Destinacioni i kësaj sasie kaq të madhe prezervativësh ishte Shqipëria. Dogana italiane nuk bën të ditur emrin e firmës pritëse të mallit në Shqipëri. Kësaj rradhe shqiptarët ishin me fat, vetëm në sajë të vigjilencës së lartë të financierëve dhe doganierëve italianë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





