• Ankth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vend të fort në fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por gjendje që i jetojme pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes sonë, përplasjet me njëri-tjetrin, i zmadhojnë këto gjendje.

23 janar 2015 –  Por, përtej zakoneve të jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë simbolike “Zërat e Vegjël” që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por, le ti shohim në mënyrë më analitike në artikullin që vijon.

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij.

Shumë prej nesh ecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumëfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shumëllojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund t'i gruponim këto 2 elementë në dy kategori:

 Personalitetin që e formon forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona dhe Njësia që përmban një Intelekt më të lartë, një forcë përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdor në dialogët e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brenda nesh ekziston një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Një karakteristikë tjetër e këtij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija.

Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë dhe një nga përcaktimet më të pastra që kemi për të është se përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes sonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jam, si jetoj, si sillem, çfarë nevojash kam, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu, mund ta përngjasojmë Vetëdijen me një llambë. Llamba në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumë e dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llamba që të shohim në errësirë, që të ndriçojmë vendin që na rrethon, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llambën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk është edhe aq i padukshëm sa i “jashtmi”, por në esencë ,është po aq i rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale që ndikon mbi të dhe ndërhynë në të, në një masë të madhe.

Gjithashtu, duke patur parasysh se si qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studioi nevojat njerëzore dhe i vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:

a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.

b) Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurt në mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.

c) Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup dhe të bashkëjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të kënaqur, ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga anëtarët e grupit për atë që ne jemi.

d) Nevoja për vetëbesim dhe pavarësi: kënaqësia e tyre na jep ndjenjën e të qenit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim drejtim jetës tonë.