DURRËS, 23 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 22 janar 2015, ora 15.00 u bë arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit Fisnik Mefaja, banues në Krujë. Blutë e Krujës thanë se rreth orës 80.30, duke drejtuar një furgon me targë LA5332A, në mbikalimin e Fushë-Krujës, Mefaja ka shtypur 51-vjeçarin K. M., banues në fshatin German Mat, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





