23 janar 2015 – Rihana ka fituar betejën ligjore 2-vjeçare që ka kushtuar disa miliona dollarë me ‘Topshop’ pasi ky i fundit përdori pa leje imazhin e këngëtares nga Barbadosi, në një nga bluzat e prodhuara duke ia shitur atë, mijëra e mijëra fansave.
Popstari ka kërkuar 5, 5 mln dollarë dëmshpërblim lidhur me vjedhjen e paautorizuar të imazhit të marrë, gjatë një koncerti në vitin 2011. Vendimi i dhënë sot nga Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë 26 vjeçares që fiton miliona dollarë nga gjyqi, i cili gjithashtu mendohet të ketë kushtuar shumë.





