23 janar 2015 –  Viktor Ndreca, 27 vjeç u kap nga karaabinierët duke pirë kafe në një lokal në qytetin e Valenzias. Pasi u bë verifikimi i personit rezultoi se Viktori kishte disa precedentë penalë për vjedhje në Itali. Ai ishte dëbuar nga Italia në gusht 2014 dhe nuk i lejohej hyrja në Itali për 10 vjet. Karabinierët i gjetën Viktorit në trup 10 gramë kokainë dhe 410 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës.

Krahas akuzës së shkeljes së urdhër dëbimit, atij iu shtua edhe akuza e posedimit të drogës. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 3 biçikleta të vjedhura të markave Ridley dhe Scott. Vlera e biçikletave shkon në 4 000 euro.

Viktori, tashmë duhet të përgjigjet para drejtësisë për akuzat e shkeljes së dekretit të dëbimit, mbajtjes së drogës dhe  vjedhjes. Përpos këtyre akuzave ai do të bëjë edhe 3 muaj burg shtesë, që i mbetën pa kryer nga dënimi i mëparshëm, para se të dëbohej nga Italia.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/