Italia ka hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Europian duke nisur nga data 15 maj. Është kjo mundësi që vendi i jep sezonit turistik, duke lejuar hyrjen pa karantinë për vendet anëtare të unionit.

Ky vendim i ministrave Di Maio dhe Speranza ka vendosur të kapërcejë karantinën edhe për qytetarët nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen shpall dritën jeshile për kontratën me Pfizer për 1.8 miliardë doza midis 2021 dhe 2023, ndërsa në Itali, janë kryer më shumë se gjysmë milion vaksina në 24 orët e fundit.