· Një 77-vjeçar nga Sukthi kërkon mbrojtje se e rreh i biri
DURRËS, 22 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 21 janar 2015, ora 23.30, u bë arrestimi në flagrancë i 35-vjeçarit Florent Babura, banues në Durrës. Forcat e zbatimit të ligjit thonë se në ora 21.00, një 62-vjeçare, e ëma, ka bërë kallëzim se i biri, Florenti, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin Nr. 85, datë 20.01.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Po të mërkurën, më 21 janar 2015, ora 21.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 77-vjeçarin Y. K., banues në Sukth. Policia tha se djali i tij, S. K., 25 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





