• Luani simbolizon fuqinë dhe sovranitetin si dhe është shoqëruar me diellin, me floririn dhe me forcën penetruese të dritës dhe fjalës.

22 janar 2015 –  Krishna është luani midis krijesave të egra, Buda është luani i Shakyas dhe Krishti është luani i Judës. Buda përdor luanin si fron. Është fuqia e Shakti-të, që është energjia hyjnore. Është  forma e avatarës  “Nara-Simba” (njeriu-luan), simbol i forcës dhe kurajos dhe shkatërrues i së keqes dhe injorancës. Si fuqi e Darmës, Luani korespondon me Vairochana-në dhe me Manjushri-në, mbartësi i diturisë. Kur Buda mësoi Darman, zëri i tij ishte hungërima e luanit duke nxjerrë në dukje forcën e ligjit.

Simbol i fuqisë, por Luani është gjithashtu dhe simbol i drejtësisë. Kjo është arsyeja që Luanët dekoronin fronin e Solomonit, po ashtu dhe fronet e Mbretërve të Francës si dhe ato të peshkopëve mesjetar. Është gjithashtu simbol i Krishtit si gjykatës dhe emblemë e Shën Mark Ungjillorit. Sipas ikonografisë mesjetare, vetëm koka dhe pjesa e përparme e luanit të Judës janë shoqëruar me natyrën hyjnore të Krishtit.

Një kuptim negativ  i është asociuar gjithashtu  Luanit: sipas Shën Gjonit të Kryqit, çregullimi i urisë së tërbuar të Luanit është simbol i instiktit  dhe forcës së pakontrolluar.

Në Lindjen e Largët, Luani ka lidhje të madhe me Dragoin. Luan rolin mbrojtës kundër influencës së keqe.

Ikonografia Hinduiste e sheh Luanin si kafshë diellore dhe si pasqyrim të fjalës. Pasqyron  aspektin tmerrues të Majas, fuqinë e manifestimit.

Në Egjiptin e Lashtë, luanët konsideroheshin kafshë diellore, zakonishtë të vizatuar në çift, njëri duke parë nga lindja dhe tjetri nga perëndimi, në boshtin e drejtimit  të diellit, duke simbolizuar të djeshmen dhe të nesërmen. Zakonisht ato përfaqësojnë forcën që siguron ciklin e ditës dhe natës, të përpjekjes dhe çlodhjes.Si rrjedhim luani simbolizon kthimin e diellit dhe ripërtëritjen e forcës, por gjithashtu dhe vetërilindjen. Kalorësi me Luanin, në legjendat Arturiane, është praktikishtë e vetmja evidencë e prezencës së luanit në simbolizmin Kelt.

Muslimanët shohin te Aliu, djali i Muhamedit, luanin e Allahut. Pseudo-Dionisi Aeropagiti shpjegoi se teologjia i dha Ëngjëjve të caktuar formën e luanit sepse forma shfaqte autoritetin dhe forcën e parrezistueshme të inteligjencës së shenjtë. Ai gjithashtu përmendi tek Libri i Zbulesës se i pari nga katër krijesat e gjalla që i janë dhënë sytë para dhe mbrapa, që rrethonte fronin e parajsës, është përshkruar si Luani.