DURRËS, 22 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 21 janar 2015, ora 13.00, u bë arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit Indrit Kasa, banues ne Shijak.

Organet e rendit thanë se rreth orës 9.00 paradite, gjatë një procesi gjyqësor në gjykatën e Durrësit, i thirrur si dëshmitar, shijakasi ka dhënë dëshmi të rreme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/