DURRËS, 22 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 21 janar 2015 janë bërë dy kallëzime për faturime false ndaj punonjësve të drejtorisë rajonale të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE).
53-vjeçarja F. H. 53, banuese në Durrës, ka denoncuar se në muajin prill 2014 është faturuar me një shumë prej 44 811.6 lekë energji elektrike të papaguar, për të cilën ajo pretendon se nuk e ka konsumuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e faturistit.
Kurse në ora 15.00, filloi procedimi penal në mungesë ndaj 44-vjeçarit A. I. banues në Rrashbull, me detyrë ish-faturist i OSHEE-së. Atë e ka paditur 49-vjeçari L. T. banues në Rrashbull, i cili pretendon se është pagues i rregullt i faturave, por që rezulton debitor 23 064 lekë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





