DURRËS, 22 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 21 janar 2015, ora 23.30, nga ana e seksionit kundër narkotikeve u arrestua në flagrancë 45-vjeçari Alban Hoxha, banues në Durrës. Blutë shpjegojnë se në orën 20.30, në lagjen nr. 1, Durrës, iu gjetën e iu bllokuan 45.5 gram heroinë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





