22 janar 2015 – Gjykata e Lekos (Lecco) dënoi me anë të procedurës së gjykimit të shkurtuar Zamir Hoxhën, 32 vjeç dhe Rrapo Qinamin 20 vjeç, me nga 34 muaj burg secilin.
Dy shqiptarët me anë të një korrieri Italian në gusht 2013 kishin dërguar një kg kokainë puro (95%) për në tregun e Sardenjës. Korrieri italian u dënua me 42 muaj burg.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





