18 janar 2015 – “Skandali” i zbuluar nga gazeta serbe “Informer” ngjan të jetë një sajesë e tyre ose një sajesë e Shërbimit Sekret Serb që është tallur me gazetën. E vëreta është se fotot e servirura si të presidentes kroate, janë fotot e një aktoreje të pornografisë. Pikërisht aktorja Diamond Foxx. Nga një video e saj porno, janë shkëputur edhe fotot që gazeta pretendon se i përkisnin presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç. Cmenduaria serbe nuk mbaron me kaq. Disa media kanë intervistuar komentatorin ushtarak Miroslav Lazanski, i cili njihet për “analizat” e tij gjatë viteve 90’të kundër shqiptarëve, si një dashnor potencial të Presidentes kroate.
Lazanski përshkruhet si një “playboy” i cili ka ka qenë i gatshëm të flasë për “aferën” e Presidentes së Kroacisë. Por ai ka thënë se nuk janë njohur asnjëherë me Grabar-Kitarovic. Irritimi serb me presidenten e sapozgjedhur të Kroacisë, ndoshta ka ardhur edhe nga fakti se në një intervistë ajo ka thënë që Kosova e pavarur është një realitet që duhet të njihet nga Serbia.





