17 janar 2015 – Gjykata ka caktuar sot masa e sigurisë “arrest me burg” për 5 nga 9 të arrestuarit për trafik kokaine. Në burg kanë mbetur edhe dy kolumbianët si dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Avokati i Hoxhës ka deklaruar gjatë seancës se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm, pasi nuk ka prova që e inkriminojnë.
“Është e vërtetë që Ermal Hoxha është parë me dy kolumbianët, por ka qenë taksist i tyre. Hoxha është i papunë dhe pa shtëpi të pavërteta ato që thuhen për të. Arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova që e inkriminojnë”.
Nesër pritet që para togave të zeza të dalin 4 të arrestuarit e tjerë: Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku.
/lapsi.al/





