16 janar 2015 – Krenar Brahimaj, 43 vjeç u arrestua në Provincën e Mantovës për vjedhje të ulluqeve prej bakri të një shkolle. Policia e kapi në flagrancë në orën 10 e 30 të së enjtes 15 janar 2015, me veglat e “zanatit” në xhep dhe me pjesë të ulluqeve të çmontuara. Iu sekuestrua edhe një furgon, me të cilin do transportonte bakrin e vjedhur. Krenari ka një listë të gjatë precedentësh penalë.
Ai është dënuar dy herë për vjedhje. Po ashtu, në nëntor 2010 është arrestuar në Mantova për drogë dhe prostitucion, në bashkëpunim me një grup rumunësh.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





