DURRËS, 16 janar 2015 –  Të enjten, më 15 janar 2015, drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë ka plotësuar tri kërkesë-padi të “larmishme” për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për dhunën fizike (dajakun) dhe psikologjike në familje.

Sipas bluve, të moshuarin B. H., 78 vjeç, banues në Durrës, e rreh dhe e kërcënon i biri, R. B., 29 vjeç. A. Sh-në, 44 vjeçe, banuese në Durrës, e ngordh në hu dhe e terrorizon nga ana psikologjike i vëllai K. A, 35 vjeç. N. K.-në, 29 vjeçe, banuese në Manëz, e dhunon i shoqi E. K., 30 vjeç.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/