DURRËS, 16 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton për tri raste vjedhjesh pa autorë që kanë ndodhur të enjten, më 15 janar 2015.
Gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur me thyerje lokali i 50-vjeçarit J. P., banues në Durrës, ku kanë marrë mallra me vlerë 10 mijë lekë.
Gjatë natës, në fshatin Xhafzotaj, komuna Rrashbull, është vjedhur me thyerje banesa e 76-vjeçarit F. G., banues në Durrës, ku kanë marrë mallra me vlerë 30 mijë lekë.
Rreth orës 9.30, paradite, u tentua të vidhet banesa e 64-vjeçarit SH. F. në lagjen nr. 8 Durrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





