Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,516 testime për persona të dyshuar me koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 89 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (08 maj 2021)
- Raste të reja ditore 89
- Të shëruar në 24 orë 873
- Të shtruar në spitale 99
- Humbje jete në 24 orë 3
- Testime ditore 4,516
- Testime totale 656,876
- Raste pozitive 131,666
- Raste të shëruara 116,126
- Raste Aktive 13,129
- Humbje jete 2,411
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 11038
- Shkodër 341
- Fier 327
- Korçë 250
- Gjirokastër 246
- Durrës 231
- Vlorë 215
- Elbasan 134
- Lezhë 101
- Berat 90
- Dibër 88
- Kukës 68





