16 janar 2015 –  Gjykata e Apelit e Romës e dënoi 42 vjeçarin Gazmir Hoxhën me vendim të formës së prerë me 24 vjet burg për vrasje. Xhezmi Hykaj i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje u shpll i pafajshëm nga kjo gjykatë.

Në 20 qershor 2011, Gazmiri vrau me pistoletë në qytezën e Aprilias Ilir Lulën. Gjykata e faktit, për këtë vrasje e dënoi me burgim të përjetshëm Gazmirin, ndërsa apeli i hoqi akuzën e vrasjes me paramendim duke i dhënë 24 vjet burg.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/