DURRËS, 15 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se, më 15 janar 2015, në orët e para të mëngjesit, patrulla e përgjithshme e stacionit të Fushë-Krujës ka kapur me “presh në duar” 32-vjeçarin Gentian Denjeli dhe 31-vjeçarin Gazment Merlika.
Organet e rendit në Durrës sqarojnë se të dy të arrestuarit po vidhnin në lagjen “Bakushe Visha” një “Fiat Punto”, në pronësi të shtetasit P. D. Komisariati i Krujës po punon për zbulimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në vjedhje makinash.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





