DURRËS, 15 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shteti e qarkut të Durrësit njofton se të mërkurën, më 14 janar 2015, ora 1:30, pas mesit të natës, nga seksioni për narkotikët në këtë drejtori, është bërë kapja dhe arrestimi i 40-vjeçarit Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enve Hoxha, i biri i Ilirit dhe i Teutës, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në funksion të procedimit penal nr. 334, viti 2014, të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.
Është për t’u vënë në dukje se policia doli me dy versione; fillimisht që u kap në afërsi të vendit të vendit ku po zhvillohej operacion (Elbasan) dhe më pas, se ndalimi i tij është kryer në Durrës
SI U NDALUA
Sipas së përditshmes “Shekulli”, Ermal Hoxha u arrestua në shtëpinë e prindërve të këngëtares së njohur, Rezarta Shkurtës, e cila është edhe bashkëshortja e tij. Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, trokitën në shtëpinë e familjes së Rezartës, e cila ndodhet fare pranë spitalit të qytetit, vetëm 200 metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Në derë, oficerëve të policisë u ka dalë nëna e Rezartës, e cila është çuditur jo pak kur ka parë grupin e oficerëve në derë. “Kërkojmë Ermal Hoxhën”,- mësohet t’i kenë thënë ata, nënës së Rezartës, ndërsa ajo ka pohuar me kokë se ai ishte në shtëpi, ndërsa ka mbetur e shtangur nga bujtja e papritur. Hetuesit gjetën Ermalin në divan, ndërsa ai pa bërë asnjë kundërshtim, iu përgjigj oficerëve të policisë se do t’i ndiqte. Pasi u vesh, ai u fut në veturën e policisë e cila e dërgoi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit. Policia gjatë kontrollit, nuk i ka gjetur asgjë të ndaluar dhe po ashtu as sende të tjera që sipas hetuesve mund të përbënin interes për hetimin. Në oborr, ishte e parkuar vetura e tij, një mjet i markës “Volvo”, me ngjyrë gri, e të cilën policët nuk e lëvizën. Ai u shoqërua nga policia e Durrësit, pas urdhrit të dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilët kishin kërkuar që ai të gjendej dhe të shoqërohej. Në momentet e para, Hoxha, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim dhe nuk ka pranuar të flasë, ndërsa nuk ka bërë asnjë rezistencë ndaj policisë, por ka zbatuar udhëzimet e tyre. Ndërkaq ai nuk ka pranuar t’u përgjigjet hetuesve, ndërsa vonë në darkë, ai është pyetur nga një oficer i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa nuk dihet se çfarë ka thënë.
MEGA-OPERACIONI NDËRKOMBËTAR
Mega-operacioni ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori të përpunimit të drogës në Labinot-Fushë në Elbasan, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë. 11 persona kanë rënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha si dhe dy kolumbianë të cilët përgatisnin kokainën në laborator.
Në makinën e Ermal Hoxhës janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë parash prej 300 mijë eurosh. Ndërkohë në automjetin e të arrestuarit tjetër, Sajmir Batku janë zbuluar dhe sekuestruar 18 kg lëndë narkotike kokainë duke e çuar në total në 121 kg totalin e kokainës të kapur në këtë superoperacion të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare.
Janë 24 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës, ku priten edhe arrestime, mes të tjerash edhe persona të njohur për publikun shqiptar dhe që i përkasin shoëbizit, ndërsa operacioni vijon në disa rrethe njëherësh.
Operacioni që drejtohej nga prokurorë të Krimeve të Rënda dhe krerë të Policisë së Shtetit, ka nisur rreth orës 17.00 të mërkurës, 14 janar 2015, ndërkohë që në Elbasan kanë zbarkuar forca speciale policore, për të bërë të mundur ndërhyrjen dhe për të mos lejuar rrjedhjen e informacionit.
Referuar të dhënave policore, deri afër mesnatës, janë arrestuar shtetasit Gentian Gjonaj, 42 vjeç Arjan Dalipi 49 vjeç, vëllai i tij Kelmend Dalipi, 44 vjeç dhe Ilir Hyseni, 48 vjeç, që të gjithë nga Elbasani. Në vendin e ngjarjes, duke punuar në laborator, janë kapur dy kolumbianët Cezar Avila 46 vjeç dhe Valther Morena, 41 vjeç. Në Tiranë dhe Durrës janë bllokuar dy mjete që ishin në shënjestër. Në njërin mjet në Durrës, Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar, nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, 40 vjeç, ndërsa në një mjet në Tiranë është prangosur me 18 kg kokainë të pastër Sajmir Batku, nga Tirana, 43 vjeç.
Ndërsa në lidhje me nipin e diktatorit, policia doli me dy versione; fillimisht që u kap në afërsi të vendit të vendit ku po zhvillohej operacioni dhe më pas, se ndalimi i tij është kryer në Durrës.
Laboratori i drogës në Labinot-Fushë gjendej brenda ish-magazinave të rezervave të shtetit të braktisura dhe jofunksionale që në vitet 1997 dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë mjekësore, të cilat vinin nga vendet e Amerikës Latine, bashkë me drogën, e cila më pas përpunohej në këtë laborator dhe më pas për t’u eksportuar drejt vendeve të Evropës.
Sinjalizimi për këtë laborator droge është dhënë nga ana e autoriteteve gjermane ndërsa i gjithë operacioni i zbulimit të këtij laboratori droge është bërë i mundur falë hetimeve prej të paktën 6 muajsh të kryera nga ana e INTERPOL dhe EUROPOL. Por nga ana tjetër operacioni për shkatërrimin e tij mësohet se është kryer nga ana e policisë gjermane.
Hetimi për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë, është shtrirë edhe në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
REAGIMI / DEKLARATA E PLOTË E FAMILJES HOXHA:
Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14.1.2015, ka pёr qëllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.
Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё.
Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur incidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare.
Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas.
I njëjti skenar, pёr ta inkriminuar.
Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.
Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.
Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs.
Ilir – Teuta Hoxha
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





